Skip to content
Të Gjitha

Komisioni “Ruli” djeg listën Basha të 2017-s, mes tyre Tritan Shehun

· 2 min lexim

Lista e Lulzim Bashës e 2017-ës nuk e ka kaluar testin e Komisionit të Verifikimit. Të paktën 30 përqind e ish-deputetëve nuk do të futen në zgjedhjet e 25 prillit, në logon e PD-së, sipas Komisionit “ Ruli”.

Janë 13 ish deputetë të PD-së që nuk e kaluan dot sproven. Në mes të të skualifikuarve, bie në sy emri i Ervin Salianjit, që u dallua si denoncues i trafikut të drogës, i fushave me kanabis. Ai është personazh  që përfundoi në gjyq dhe u dënua nga gjykata me një vit me kusht, për skandalin e audiopërgjimit me Babalen. Kjo nuk e ndihmoi, por e pengoi karrierën e tij duke mos kaluar vetingun e partisë.

Lulzim Basha është justifikuar me komisionin, se vetë nuk është marrë me vlerësimin e kandidaturave. Tritan Shehut është parë sot të zbresë shkallet e selisë blu i mërzitur. Ai la te kuptohet se inatin e kishte me anëtarët e komisionit: Genc Rulin, Bujar Nishanin, Besnik Mustafajn dhe Enriketa Papën.

Edhe Endri Hasa nuk u konfirmua, megjithëse ishte prurje e re e kryetarit Basha. Ndërkaq, anëtarësia përjashtoi me votë Klevis Balliun dhe Astrit Veliajn, si dhe tre ish-kryebashkiakët e Tropojës, Kukësit dhe Pogradecit.

Komisioni ka kaluar vetëm 326 kandidatë që ia dolën të kalonin në fazën finale, e cila do duhet të marrë edhe miratimin e kryesisë së PD-së.

/GazetaReforma.com/