Komisioni rrëzoi dekretin e tij për Butrintin, Meta bën paralajmërimin për deputetët socialistë

Ditën e sotme Presidenti Ilir Meta ka reaguar pasi komisioni i Ekonomisë rrëzoi me votat e mazhorancës dekretin për kthimin në Kuvend të ligjit për Butrintin.
Teksa ka prezantuar edhe njëhëre arsyet e kthimit të këtij ligji Meta paralajmëron deputetët e PS se rrëzimi i dekretit nuk i shërben aspak interesave të larta të vendit dhe kombit shqiptar, por do të përkeqësonte çdo marrëdhënie të organeve të shtetit me shoqërinë civile, ekspertët, dhe qytetarët në tërësi.
Postimi i Metës:
I ftoj deputetët e Kuvendit të Shqipërisë të lexojnë me shumë vëmendje të gjitha arsyet ligjore të prezantuara edhe sot në Komisionin e Ekonomisë nga Këshilltari im Ligjor, z.Bledar Dervishaj lidhur me Dekretin për kthimin për rishqyrtim në Kuvend, të Marrëveshjes për Administrimin e Parkut të Butrintit, që:
I kujtoj shumicës në Kuvendin e Shqipërisë se nëse do të zgjedhë të rrëzojë politikisht Dekretin e Presidentit dhe të vijojë me hyrjen në fuqi të ligjit, kjo nuk do t’i shërbente aspak interesave të larta të vendit dhe kombit shqiptar, por do të përkeqësonte çdo marrëdhënie të organeve të shtetit me shoqërinë civile, ekspertët, dhe qytetarët në tërësi.