Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Komisioni i Venecias jep opinionin mbi paketën Anti-shpifje dhe Kushtetuesen: Para se t’i jepni kompetenca AMA-s, sigurohuni të ketë autonomi nga qeveria

16:29 19/06/2020
Reading Time: 5 min lexim

Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit, i njohur ndryshe si Komisioni i Venecias ka dhënë sot opinionin mbi dy ligje në Shqipëri, atë të paketës anti-shpifje dhe emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Komisioni i Venecias tha që para se t’i jepni kompetenca kaq të gjera AMA-s duhet të rishikoni përbërjen e këtyre organeve, në mënyrë që të siguroni autonominë e tyre nga qeveria dhe kontrolli i korporatave për të forcuar profesionalizmin e tyre.

Lidhur me paketën anti-shpifje, Komisioni i Venecias është shprehur pozitiv për miratimin e një ligji që rregullon veprimtaritë në median online. Por sipas Venecias, palët duhet të sigurohen që AMA është një oragan i aftë dhe i pavarur nga qeveria.

Ndërsa lidhur me emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, Komisioni i Venecias vë theksin te mosmarrëveshjet Kuvend-President, duke kërkuar një bashkëpunim për të mirën e vendit.
Dosja.al ka zbardhur opinionin e Komisionit të Venecias mbi dy ligjet në Shqipëri.

PAKETA ANTI-SHPIFJE

Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit ose i njohur ndryshe si Komisioni i Venecias ka publikuar opinionet lidhur me dy ligje në Shqipëri; atë të paketës anti-shpifje dhe emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

Mendimi i parë u përgatit me kërkesën e Komitetit Monitorues për ndryshimet në Ligjin për Shërbimet e Mediave Audio-vizive. Komisioni i Venecias theksoi se autoritetet shqiptare duhet të merren me problemin e sjelljes së papërgjegjshme të disa mediave në internet duke përhapur thashetheme të dëmshme dhe sulme të bazuara mbi shpifje ndaj figurave publike. Ndryshimet ngrenë çështje të rëndësishme dhe nuk nuk janë gati për miratim. Propozimi i diskutuar konsiston në shtrirjen e juridiksionit të Autoritetit të Mediave Shqiptare (AMA) dhe Komitetit të Ankesave (KQ) për mediat online. Zgjerimi i regjimit administrativ, aktualisht ekzistues në fushën e mediave transmetuese, për të gjithë përdoruesit e internetit është i diskutueshëm sepse rrezikon të ekspozojë blogerët individualë dhe përdoruesit e rrjeteve sociale dhe kufizojnë padrejtësisht lirinë e tyre të shprehjes. AMA do të marrë fuqi të rëndësishme administrative në lidhje me pothuajse të gjithë përdoruesit shqiptarë të internetit, në veçanti fuqinë për të vendosur gjoba të rënda menjëherë të zbatueshme për përmbajtje të pahijshme në media. Para se t’i jepni kompetenca kaq të gjera AMA-s dhe KQ-së, është e nevojshme të rishikoni përbërjen e këtyre organeve, në mënyrë që të siguroni autonominë e tyre nga qeveria dhe kontrolli i korporatave për të forcuar profesionalizmin e tyre. Media online duhet të përfitojë nga procesi dhe çdo vendim administrativ duhet t’i nënshtrohet një shqyrtimi të plotë gjyqësor. Sanksionet duhet të jenë proporcionale.

Komisioni vlerësoi përpjekjet e autoriteteve shqiptare për të përmirësuar projektligjin dhe faktin që janë të “hapur” për dialog.  Komisioni i Venecias inkurajon autoritetet të mbështesin krijimin e një organi rregullues të pavarur funksionues dhe të aftë për të siguruar një sistem efektiv dhe të respektuar për të vlerësuar përgjegjshmërinë e mediave online. Komisioni i Venecias e sheh gjithashtu të nevojshme që të sigurohen që mjetet juridike dhe gjyqësore ekzistuese janë efektive në adresimin e shpifjes dhe urrejtjes në botimet në internet.

GJYKATA KUSHTETUESE

Në opinionin e dytë për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, të kërkuar si nga parlamenti shqiptar ashtu edhe nga Presidenti, Komisioni i Venecias vëren se modeli origjinal kushtetues për emërimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese ishte interpretuar saktë nga Kuvendi por nuk mundi që të funksiononte ashtu siç pritej. Kjo si rezultat i numrit të jashtëzakonshëm të gjyqtarëve që do të zëvendësohen për shkak të procesit të Vettingut dhe mungesës së bashkëpunimit institucional midis Presidentit dhe parlamentit, gjë e cila bëri që Gjykata Kushtetuese të ishte jofunksionale.

Komisioni konkludon se situata e paqartësisë dhe mungesa e një Gjykate Kushtetuese funksionale, emërimi për zgjedhjen e një kandidati në atë Gjykatë nuk duhej të konsiderohej i vlefshëm, pasi Presidenti kishte ngritur një pyetje në lidhje me interpretimin e procedurave. Do të ishte thelbësore që Presidenti dhe parlamenti të binin dakord për një interpretim të tillë përpara se të vazhdonin me emërimet; në vend të kësaj, të dy palët vijuan që të punonin në mënyrë të pavarur.

Shkurt, sipas mendimit të Komisionit, për sa kohë që mungesa e kandidatëve vazhdon dhe listat përbëhen nga kryesisht të njëjtët kandidatë, dhe disa emërime duhet të bëhen në të njëjtën periudhë, Presidenti dhe Kuvendi (dhe Gjykata e Lartë, nëse fillon të funksionojë së shpejti) duhet të pajtohen për procedurën që duhet të ndiqet në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore, dhe KKK duhet të pranojë një interpretim të tillë. KPK duhet t’i dërgojë listat në Kuvend menjëherë pasi Presidenti të ketë vijuar me emërimet e tij.

Në planin afatgjatë, ekspertët e Këshillit të Evropës rekomandojnë thjeshtimin e modelit kushtetues të miratuar në vitin 2016, veçanërisht duke hequr rregullin e sekuencës (**), duke sugjeruar që kuotat e tre organeve të shpërndahen automatikisht dhe të rinovonin një mandat për të njëjtin autoritet që kishte caktuar gjyqtarin.

Së dyti, vitet fikse të fillimit dhe mbarimit të mandateve nëntëvjeçare duhet të hiqen. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të gëzojnë gjithnjë një mandat të plotë nëntë vjeçar, edhe nëse zgjidhen me ndonjë vonesë ose nëse kanë marrë një mandat që është “përdorur” më parë nga një koleg i tyre. Sapo të hiqet rregulli i sekuencës, ky ndryshim jo vetëm që e bën pozicionin e gjykatësit kushtetues më tërheqës për kandidatët e kualifikuar, por edhe më kuptimplotë.

Komisioni i Venecias nënvizon nevojën absolute për dialog dhe bashkëpunim midis institucioneve shtetërore.Mandatet dhe fuqitë e tyre duhet të respektohen, në mënyrë që ata të përmbushin objektivat e tyre institucionale, gjithmonë duke kërkuar që qytetarët e Shqipërisë të marrin më të mirën.

Më në fund, Komisioni rekomandon që të bëhen përpjekje shtesë që procesi i verifikimit të përfundojë me shpejtësi.

Ky opinion i Komisionit të Venecias duhet të vinte disa muaj më parë, por për shkak të pandemisë së koronavirusit, Komisioni i Venecias pezulloi punën dhe paralajmëroi shtyrjen e dhënies së opinionit zyrtar.

Të lidhura

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia
Aktualitet

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Nga Sonila Meço: Sa u pagua Giro d’Italia? 7 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Përfitimi publik? Reklamë Shqipërisë tek...

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura
Aktualitet

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit...

17:16 10/05/2025
Para

Skandali me testet e COVID-19: Kush do të testohet, të paguajë 10 mijë lekë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.