Skip to content
Politikë

Komisioni i Rithemelimit me njoftim zyrtar për shtyrjen e zgjedhjeve në Bulqizë

· 2 min lexim

Ditën e sotme Komisioni i Rithemelimit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve për kreun e PD në Bulqizë. Në njoftimin e publikuar, thuhet se procesi zgjedhor në 5 degët e tjera është i qetë dhe nuk ka pakënaqësi.

Ndërsa sa i përket arsyes së shtyrjes së zgjedhjeve për kreun e PD në Bulqizë, në njoftim bëhet e ditur se zgjedhjet do të mbahen ditën e martë për shkak se nuk ishte gjetur një konsensus mes kandidatëve për t’u mbajtur të nesërmen ashtu siç ishte planifikuar.

Njoftim i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që zgjedhjet për Kryetar në pesë degët e PD po vijon nornalisht, e pa probleme. Interesi i anëtarësisë është i madh duje krijuar shpesh herë edhe fluks në qendrat e votimit.

Komisioni I Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që sot ishin planifikuar zgjedhjet për Kryetar të PD Dega Bulqizë.

Për shkak se nuk u gjet frymë konsensuale për procedurat e zgjedhjeve, u vendos që në këtë degë zgjedhjet të organizohen ditën e martë.

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale do njoftojë në vijim për datën e re të organizimit të zgjedhjeve në PD Dega Bulqizë.