Skip to content
Politikë

Komisioni i Posaçëm anti-korrupsion, Vasili: Funeral i Reformës në Drejtësi!!

· 1 min lexim

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka komentuar për Komisionin e Posaçëm anti-korrupsion që pritet të votohet sot në Kuvend. Vasili e quajti komisionin “politik” dhe “funerali i Reformës në Drejtësi.”

Në një reagim në rrjetet sociale, Vasili tha se kryeministri Rama synon të kontrollojë dhe shantazhojë drejtësinë përmes këtij komisioni 10-mujor, veçanërisht në prag të zgjedhjeve. Ai akuzoi se komisioni ka për qëllim mbulimin e aferave korruptive të qeverisë së Ramës.

Vasili theksoi se sistemi i drejtësisë ka mekanizma të pavarur vlerësimi dhe kontrolli, dhe e cilësoi komisionin si antikushtetues dhe të paligjshëm. Ai shtoi se komisioni është një instrument politik për të manipuluar drejtësinë dhe për të mbuluar korrupsionin.

Në fund, Vasili u bëri thirrje përfaqësuesve të BE-së dhe SHBA-së të mos mbështesin këtë komision, duke e quajtur atë “funerali i Reformës në Drejtësi.”