Komisioni Antikorrupsion, Spiropali: Domosdoshmëri, thellimi në zbatimin e reformave

Në mbledhjen e parë të Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion, Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali, theksoi rëndësinë e procesit të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ajo deklaroi se ky proces do t’i japë hov demokratizimit dhe forcimit të shtetit të së drejtës në vend, duke nxitur njëkohësisht zhvillimin ekonomik përmes përshpejtimit të reformave.
“Metodologjia e re e anëtarësimit kërkon vazhdimësinë e reformave dhe politika të koordinuara në të gjitha sektorët për plotësimin e kritereve për anëtarësimin në BE dhe detyrimeve që lindin,” u shpreh Spiropali. Ajo shtoi se një nga sfidat kryesore mbetet vazhdimi dhe thellimi i zbatimit të reformave themelore.
Qeveria shqiptare ka udhëhequr një proces kompleks shqyrtimi analitik në Bruksel, ku deri tani janë zhvilluar 67 takime screening dhe dypalëshe për 33 kapitujt dhe 3 kriteret e anëtarësimit. Në këto takime kanë marrë pjesë 157 institucione shtetërore dhe 32 institucione të pavarura, me një pjesëmarrje totale prej 575 zyrtarësh në takimet shpjeguese dhe 1004 zyrtarësh në takimet bilaterale. Janë përgatitur gjithashtu 777 prezantime të relatuara me rreth 20 mijë faqe dokumente.
“Shqipëria synon hapjen e negociatave për grupin e parë themelor brenda gjashtë muajve të parë të vitit 2024,” theksoi Spiropali, duke vënë në dukje se institucionet qeveritare kanë punuar paraprakisht për hartimin e dy udhërrëfyesve, “Shteti i së drejtës” dhe “Reforma në administratën publike”. Për më tepër, është ndërtuar drafti i parë i pozicionit negociues për kapitujt themelorë, duke siguruar që Shqipëria të jetë gati teknikisht për hapjen e negociatave.
Këto masa janë ndërmarrë për të garantuar që Shqipëria të jetë e përgatitur në mënyrë optimale për hapjen e negociatave, duke synuar një proces të suksesshëm dhe të frytshëm për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Lexo më tej
Helmimi i fëmijëve në Vlorë, analizat zbulojnë ujë të ndotur me fekale në kopsht
Një ditë pas helmimit të dyshuar të fëmijëve të Kopshtit nr. 10 në Vlorë, analizat e ujit kanë…
17 miliardë lekë pa asnjë emër projekti: ku do t’i shpenzojë FSHZH e Tan Agollit paratë tona?
Fondi Shqiptar i Zhvillimit kërkon 17 miliardë lekë për «projekte të reja». Cilat projekte? Nuk thuhet. Ku? Nuk…
SPAK zbërthen trafikun e 60.7 tonëve kokainë të grupit Çela-Çopja: 9.2 mln euro pasuri të sekuestruara
Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim 16 të pandehur në kuadër të hetimeve ndaj organizatës kriminale Çela-Çopja,…
Helmim nga ushqimi në një kopsht në Vlorë, 7 fëmijë në pediatri, 5 të shtruar
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë kanë përfunduar në pediatri me simptoma të forta gastrointestinale, ndërsa…