Kolonat nuk mund të riparohen, bëhet gati shkatërrimi me eksploziv i pallatit në Durrës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lagjia 13 në Durrës ishte një nga zonat që u dëmtua më së shumti nga tërmeti i 26 nëntorit.

Përveç hoteleve që u shembën, disa pallate kanë marrë deformime në strukturë dhe rrezikojnë godinat aty pranë.

Pasi ekspertët vlerësuan se ishte i pabanueshëm, IKMT ka nisur punën për shembjen e një pallati, shkruan “Shqiptarja.com”.

Punonjësit po hapin vrima në mur për të vendosur eksplozivin.

Kolonat e këtij pallati janë shumë të dëmtuara dhe nuk kanë asnjë shans që të riparohen.

Policia ka vendosur perimetrin e sigurisë dhe ka ndaluar banorët që të futen të marrin sendet personale, pasi dëmtimi është shumë i madh.

Gjithashtu në krahun e majtë të godinës 6 katëshe, do të shembet edhe një pallat tjetër që është shpallur i pabanueshëm.

Oficerët e policisë gjyqësore ndërkohë, kanë marrë mostrat e materialeve që janë përdorur për ndërtimin e pallatit.

Në këtë godinë banonin 4-5 familje dhe pjesa më e madhe ishin me qira osë në shitje.

E gjitha lagja 13 në Durrës, është e pabanueshme, pasi dëmtime kanë edhe pallatet mbi 6 kate .

Shpërndaje
Share.

Komento