Përgjegjësit për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit, Prokuroria e Durrësit sekuestron lejet e ndërtimit të viteve të fundit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria e Durrësit ka nisur punën për të vënë përpara drejtësisë, përgjegjësit njerëzorë për pasojat e tërmetit të 26 nëntorit.

Organi i akuzës ka sekuestruar dokumentet e lejeve të ndërtimit në Zyrën Urbanistike, për qindra pallate të ndërtuara në vitet e fundit.

Gjithashtu prokuroria ka sekuestruar dokumentet e legalizimeve të shtesave, shkruan “Shqiptarja.com”.

Dokumentet do të ballafaqohen me dëmet e shkaktuara nga tërmetet në objekte.

Ndërsa prokuroria e Tiranës, ka dhënë urdhër që të mos prishet asnjë objekt pa miratimin e saj.

Drejtuesja e prokurorisë, Elisabeta Imeraj, nëpërmjet një shkrese, ka kërkuar që polica dhe bashkia të dorëzojnë raportet brenda 5 dhejtorit.

Nga tërmeti i 26 nëntorit humbën jetën 51 persona, ndërsa u plagosën qindra të tjerë.

Mijëra njerëz që kanë mbetur pa shtëpi, po strehohen në çadra dhe hotele.

Shpërndaje
Share.

Komento