Skip to content
Aktualitet

Kolegji Zgjedhor merr vendimin: Zgjedhjet mbahen në 30 qershor

· 1 min lexim

Disa ditë pas tensioneve në qendrat e KZAZ-ve, në disa qytete të Shqipërisë, ditën e sotme do të mblidhet Kolegji Zgjedhor për të shqyrtuar ankimin e bërë nga Idajet Beqiri.

Ky i fundit ka kërkuar që partia e tij “Uniteti Kombëtar” të çregjistrohet nga zgjedhjet e 30 qershorit.

Pak minuta më parë Kolegji Zgjedhor vendosi rrëzimin e padisë së Idajet Beqirit, duke konfirmuar kështu mbajtjen e zgjedhjeve në 30 Qershor.

Kolegji nuk njeh në këtë mënyrë edhe vendimin e presidentit Meta, i cili anuloi zgjedhjet e 30 qershorit deri në një datë të mëvonshme.

Pas anulimit të zgjedhjeve nga Meta, shumë përplasje e tensione ndodhën në qendra KZAZ-sh në disa qytete të Shqipërisë ku pati edhe shumë shoqërime në polici.

Dhuna u përshkallëzua pasi nga policia u hodh edhe gaz lotsjellës, e ndërsa mbështetësit e opozitës dogjën edhe materialet zgjedhore në Kukës e Burrel.