Kokaina në Durrës/ Artan Hoxha tregon detaje të reja: Grup i fuqishëm, ka lidhje me të majtën dhe të djathtën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme, policia sekuestroi në portin e Durrësit 173 kg kokainë brenda kontenierëve me banane, e cila ishte nisur nga Ekuadori.

Në lidhje me këtë ngjarje janë arrestuar Ardian Bega, oficer sigurie në port, si dhe Altin Myslimhaka, i cili ishte punëtor në anije.

Ndërkohë në kërkim është shpallur biznesmeni Gentian Malindi, i cili ishte pronar i anej ku u gjet kokaina.

Sipas gazetarit “Artan Hoxha”, këta persona nuk kanë vepruar vetëm, pasi po të hidhej në treg droga do të kapte vlerën e 20 milion eurove, shkruan “Newsbomb”.

Hoxha shprehet, se prapa ngarkesës me kokainë fshihet një grup shumë i fuqishëm, i cili nuk është dënuar kurrë dhe ka lidhje të forta politike.

Gazetari shtoi më tej, se ky grup e ka kryer prej vitesh këtë aktivitet.

“Nga informacionet që ka prokuroria bëhet fjalë për një grup që ka një histori të gjatë dhe nuk është goditur ansjëherë. Ka lidhje të forta në çdo kohë dhe me të majtën edhe me të djathtën. Gentian Malindi, personi më i rëndësishëm nga ata që ishin aty. Sasia e ngarkesës e konvertuar në cmimin e tregut janë 20 milion euro. Mendoni se Bega do e bënte vetëm këtë? Një grup që nuk është goditur asnjëherë. Uroj që policia të ketë pasur mundësinë të dokumentojë që të shkojë tek koka. Është një grup shumë më i fuqishëm nga ato që jemi mësuar ne ti raportojmë. Sigurisht që kapja e kësaj sasie është një sukses. Fakti që është një ngarkesë shumë e madhe tregon fuqinë e bandave. Kemi të bëjmë me një rrjet që ka qenë në aktivitet për një kohë të gjatë”, tha gazetari.

Kujtojmë këtu se ngarkesa me drogë kishte ndaluar më parë në portin e Pireut në Greqi. Më pas autoritetet greke sinjalizuan palën shqiptare dhe ndërruan kokainën me oriz, duke i vendosur edhe GPS brenda.

Shpërndaje
Share.

Komento