“Koha për Kod Zgjedhor pa hile”, reagon Basha:Komisioni për Reformën, të nisë punën

Demokrati Lulzim Basha përmes një postimi në rrjetet sociale ka zgjedhhur që të falenderojë partnerët strategjikë të Shqipërisë, SHBA, BE dhe Britani për mbështetjen në procesin e reformës zgjedhore.
Ai u shpreh se mbështetja e aletavëe tanë politikë ka bërë të mundur që shumë shpejt të nisë puna në Komisionin për Reformën Zgjedhore në Kuvend.
Deklarata:
Në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë përsëris mirënjohjen time për mbështetjen që partnerët strategjikë të Shqipërisë, SHBA, BE dhe MB si edhe OSBE-ODIHR i japin procesit të reformës zgjedhore në Shqipëri. Falë edhe kësaj mbështetje, pas një periudhe të gjatë heshtjeje, Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të nisë punën së shpejti. Listat e hapura, barazia e votës, vota e diasporës dhe votimi dhe numërimi elektronik janë prioritetet e Partisë Demokratike të mishëruara në paketën e propozimeve ligjore të depozituara në Kuvendin e Shqipërisë. Koha për t’ju dhënë shqiptarëve një Kod Zgjedhor pa hile dhe pengesa për lirinë dhe barazinë e votës!