Skip to content
Aktualitet

KLGJ shtyn për herë të dytë vendimin për gjyqtarin që liroi Gert Gjinararin

· 1 min lexim

Për herë të dytë, KLGJ ka shtyrë vendimin Markelian Kuqo, gjyqtarin e Korçës që liroi të dënuarin me burg përjetë, Gert Gjinararin.

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkim të gjyqtarit Kuqo, ndërsa KLGj e ka marrë për herë të dytë në pyetje.

Kuqo herën e fundit ka deklaruar se ‘’Kam qenë subjekt disiplinor një herë, nuk kam marrë masë’’. Ndërkohë ai më parë ka deklaruar se po paragjykohej dhe nuk i kuptonte arsyet e hetimit ndaj tij.

Nëse do shkarkohet apo jo, KLGJ vendimin do e marrë më 5 nëntor në rast se nuk e shtyn për herë të tretë.

/GazetaReforma.com/