Skip to content
Showbiz

Kjo foto e grimierit të Kylie Jenner sapo nxehu komentuesit shqiptarë

· 1 min lexim

Ariel është një nga grimierët më të famshëm, si dhe më i preferuari i Kylie Jenner. Ndërkohë që është edhe shoku i ngushtë i Anxhelina Hadërgjonajt.

Në një postim të fundit Anxhelina dhe Arieli pozojnë bashkë dhe veshja e tij ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve shqiptarë të këngëtares.

 

View this post on Instagram

 

To the 🌙 and back @makeupbyariel

A post shared by A N X H E L I N A (@anxhelina) on

Disa prej tyre kanë vënë në dukje trupin e tonifikuar dhe muskujt e barkut të Arielit:

 

Ndërsa të tjerë nuk shprehen në mënyrë pozitive për veshjen e tij, veçanërisht për detajin e të brendshmeve.

Gjithsesi kritikat duket se nuk janë aspak një shqetësim për grimierin e njohur, pasi ka vendosur që t’i qëndrojë besnik stilit të tij.

Bukuroshja shqiptare prej kohësh jeton në një shtëpi me grimierin, të cilit ia beson gjithmonë pamjen.

Burimi: iconstyle.al