Skip to content
Aktualitet

Kishte vjedhur 5 milionë paund, njihuni me “skifterin” shqiptar në Angli

· 2 min lexim

Një 43-vjeçar shqiptar ditën e sotme pritet të marrë dënimin nga një gjykatë në Britani. Astrit Kapaj akuzohet se ka grabitur shtëpi në lagjet më të pasura të Anglisë, duke përfituar kështu një pasuri prej 5 milion paundësh

43-vjeçari i martuar dhe pronar i një dyqani, jetonte në Altrincham të Manchesterit dhe është arrestuar nga policia britanike në shkurt të këtij viti.

Ai akuzohet se përgjatë një periudhe 10-vjeçare terrorizoi lagjet e pasura në jugperëndim të Londrës. Pre e grabitjeve të tij kanë ranë edhe tenisti Boris Becker dhe futbollisti Nicolas Anelka.

Astrit Kapaj, i quajtur “Banditi i Ëimbledon ” është  deklaruar fajtor për 26 vepra. Para gjykatës ai pranoi 21 grabitje, vjedhjen e bizhuterive dhe parave kesh me vlerë 497 mijë paund.

Mediat e huaja raportojnë, se Shefi i inspektorit Dan O’Sullivan tha: “Ky shkelës ishte me të vërtetë i përpiktë në mënyrën se si kryente vepra penale, ai ishte shumë i durueshëm, kalonte kohë duke vëzhguar shtëpitë e njerëzve dhe priste momentin e duhur të dilte, duke e bërë atë një zuzar shumë të mirë .

Ai ishte i mirëorganizuar dhe diskret. Madje shumë nga personat të cilët ishin vjedhur, as nuk e kishin kuptuar se ishin vjedhur.

Ai ishte shumë i ndërgjegjshëm që të mos lëvizte  asgjë në shtëpi, nëse ai lëvizte gjërat, i vinte përsëri në vend.

Ai ngjitej nga tubacionet e kullimit të ujit për të shmangur alarmin, lyente me bojë dritat me sensorë dhe për të fshehur fytyrën përdorte një copë.

Megjithatë, në vitin 2016, përmes ADN-së, detektivët arritën ta lidhnin shqiptarin me grabitjet e kryera prej tij.