Kishte marrë në shënjestër bashkëshorten dhe 3 fëmijët! Kapet në flagrancë 54-vjeçari

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 54-vjeçar është kapur në flagrancë nga Policia e Tiranës, pasi po kërcënonte me armë gruan dhe tre fëmijët.

Osman Memaj u kap me pistoletë në dorë, me fishek në fole gati për qitje duke kërcënuar bashkëshorten dhe tre fëmijët për t’i vrarë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gurrë e Vogël në Petrelë, teksa policia sekuestroi dy armë zjarri, tritol, municion luftarak e një thikë.

Ky shtetas ushtronte dhunë fizike e psikologjike në mënyrë sistematike ndaj bashkëshortes dhe 3 fëmijëve.

Po ashtu, gjatë kontrolleve të ushtruar në banesë blutë gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri (pistoletë e pushkë), një sasi fishekësh luftarak për pistoletë dhe për pushkën, tre kallëp tritoli dhe një thikë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe 54-vjeçari akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Njoftimi i Policisë:

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 1, operacioni policor “Befasia”. Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale në familje. Kërcënonte me pistoletë për t’i vrarë bashkëshorten dhe tre fëmijët, por ndërhyrja e befasishme e Policisë parandalon ngjarjen, duke vënë në pranga autorin. Sekuestrohen dy armë zjarri, tritol, municion luftarak e një thikë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 Tiranë, me marrjen e njoftimit se në fshatin Gurrë e Vogël, të Njësisë Administrative Petrelë, një shtetas po kërcënonte me armë zjarri bashkëshorten dhe tre fëmijët, në banesë, menjëherë organizuan punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Befasia”, bënë kapjen në flagrancë të shtetasit: O. M., 54 vjeç, banues në Gurrë të Vogël, Tiranë.
Ky shtetas, në mënyrë sistematike ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe 3 fëmijëve të tyre dhe në momentin e ndërhyrjes së Policisë, 54-vjeçari u kap me pistoletë në dorë, me fishek në fole gati për qitje duke kërcënuar bashkëshorten dhe tre fëmijët për t’i vrarë.
Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në banesë dhe gjatë kontrollit gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri (pistoletë e pushkë), një sasi fishekësh luftarak për pistoletë dhe për pushkën, tre kallëp tritoli dhe një thikë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit O. M., për veprat penale “Dhuna në familje”, “Armëmbajtja pa leje”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Shpërndaje
Share.

Komento