Kishte humbur shikimin nga tërmeti i 26 nëntorit, profesori ndërron jetë nga koronavirusi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pedagogu i Universitetit Politeknik Klement Qerimi ka humbur jetën, duke mos mundur të fitojë dot betejën me koronavirusin.

Lajmi i trishtë është shpërndarë në rrjetet sociale nga familjarët dhe miqtë e Qerimit. Ai ishte profesor i Inxhinierisë në Universitetin Poliketeknik.

Qerimi, pas tërmetit të datës 26 nëntor pësoi dëme të mëdha shëndetësore. Për shkak të shembjes së banesës së tij, ai pati dëme shëndeti në hundë e sy. Ai vetë publikoi grafitë që tregonin si ishte gjendja e tij shëndetësore, ndërsa tha se duhet të bënte operacion ose ndryshe rrezikonte verbimin.

Kjo është një tjetër jetë e humbur njerëzore, që dha shumë për mësim-dhënien në Shqipëri. Një ditë më parë, ndërroi jetë nga Covid-19, profesori i arteve Arben Bajo, tjetër personalitet i rëndësishëm shqiptar.

Për shkak të koronavirusit, numri i të vdekurve në Shqipëri ka arritur tashmë në 200. Gjatë 24 orëve të fundit, ka ndërruar jetë nga Covid-19 një grua 55 vjece nga Vlora, ndërsa janë konfirmuar 125 raste të reja.

Në total, në vendin tonë janë 2957 të infektuar, ndërsa 3379 të tjerë janë shëruar. Aktualisht në dy spitalet Covid, në Infektiv dhe tek “Shefqet Ndroqi” janë 122 pacientë të shtruar, 19 prej tyre në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Situata e të infektuarve nga koronavirusi paraqitet problematike edhe në rrafsh global, ku deri tani janë numërohen më shumë se 20 milionë persona të prekur nga Covid-19.

Shpërndaje
Share.

Komento