Muzikanti italian vdiq nga mbidoza/ Arrestohet shqiptari, pjesë e bandës që shpërndante drogën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një muzikant italian i quajtur Mirco Pellegrini ndërroi jetë, për shkak se kishte marrë mbidoza droge. Ky ishte përfundimi i autopsisë për të.

Pas kësaj, karabinierët kanë nisur një hetim për ngjarjen, duke arrestuar 9 persona dhe ndaj të gjithëve janë dhënë masa sigurie në fuqi. Shtatë prej tyre mbetën në burg, ndërsa dy u lanë në “arrest shtëpie”, shkruajnë mediat italiane.

Të arrestuar kanë përfunduar Roberto Bachis, Vincenzo Maletta (59) e Jennifer Maletta, banues në Saviona, Juan Manuel Macias Caicedo nga Ekuadori, Bel Hassan El Hai El Bahri dhe Chedli Hai Bahri, vëllezër nga Tunizia, Mourad Ben Ali nga Tunizia, Mohamed Mamlagh nga Tunizia dhe shqiptari Enkeled Mërtiri.

Hetimet për vdekjen e Pellegrinit kanë cuar në zbulimin e këtij grupi, që trafikonte drogë në një pjesë të Italisë.

Nëntë anëtarët e grupit kriminal, mes të cilëve shqiptari Mërtiri i kanë shitur lëndë narkotike muzikantit nga Italia. Hetimet vazhdojnë për të zbuluar se kush ishte personi që ia dërgoi drogën Pellegrinit.

Ky mendohet se ishte një grup i gjerë që merrej me shpërndarje droge, që dyshohet se menaxhohej nga të arrestuarit nga Afrika e Veriut e shpërndahej nga shqiptarët dhe italianët.

Shqiptari Enkeled Mërtiri është një person i njohur në shtetin fqinj, për trafik droge. Ai është arrestuar edhe dy herë të tjera për shpërndarje të lëndëve narkotike.Të dy herët është liruar shumë shpejt nga qelia.

Tashmë ai ndodhet në burg, e do të duhet të dalë përpara drejtësisë italiane.

Shpërndaje
Share.

Komento