Kishte grabitur disa shtëpi në Itali, arrestohet 27-vjeçari shqiptar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Verona. Ai akuzohet se ka grabitur disa shtëpi në këtë zonë, por akuzave për grabitje iu shtua edhe akuza “rezistencë ndaj forcave të policisë”.

Shqiptari qëndronte në shtetin italian, edhe pse leja e tij në vendin fqinj kishte mbaruar ligjërisht. Hetuesit thanë se shqiptari me inicialet G. G., u ndalua të dielën e kaluar më datë 11 gusht, pranë pallatit të Verona Est.

Shqiptari është aktualisht në burg dhe akuzat që rëndojnë mbi të janë “marrje të sendeve të vjedhura”, “rezistencë ndaj një zyrtari publik” dhe “dëmtime të tjera”.

Arrestimi i shqiptarit është bërë pas disa denoncimeve se shumë grabitje ishin kryer në zonën e tyre. Pasi policia ka marrë kamerat e disa banesave të vjedhura, ata e kanë identifikuar të riun shqiptar dhe kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

Dyshohet se shqiptari ka pasur edhe bashkëpunëtorë në grabitje.

Shpërndaje
Share.

Komento