Frikë se e vrisnin! VIP-i botëror që i kërkoi Ramës makinë të blinduar dhe mbrojtje me kallashnikov

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me rastin e 100 vjetorit të Tiranës si kryeqytet në Pallatin e Brigadave është zhvilluar një ceremoni ku kanë marrë pjesë personalitete të ndryshme të politikës, si: ambasadorja amerikane Yuri Kim, ambasadori i BE Luigi Soreca, kryeminstri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Gjatë fjalës së tij Edi Rama ka treguar një histori me një personazh të njohur ndërkombëtar, që sipas kryeministrit nuk kishte pranuar të dilte nga salla e pritjes në Rinas nëse qeveria shqiptare nuk do t’i dërgonte një automjet të blinduar dhe mbrojtje me kallashnikov.

Kjo pasi personazhi në fjalë, emrin e të cilit nuk e zbuloi, kishte frikë dhe nuk ndihej i sigurtë në kryeqytet.

Por më pas, Rama pretendon se nga një njeri i tmerruar që kishte frikë se mos e vrisnin, ky VIP kishte kërkuar ndjesë pasi ishte mrekulluar nga mikpritja.

Një pjesë nga fjala e Ramës:

Ka ambasadorë aktualë që janë ambasadorë ose që janë në pozicione shumë të mëdha nëpër botë, që kanë qenë në Tiranë dhe duan të kthehen në Tiranë. Mora vesh për njërin dhe i çova një e-mail dhe i thashë: A është e vërtetë se ke aplikuar për t’u kthyer në Tiranë? Po, është e vërtetë më tha, pasi ke qenë në Tiranë nuk ka kontinent që ta mbush syrin. Tani s’më intereson se kush po më shan, por kjo është e vërtetë.

Mbase ata që vijnë nga Amerika janë të lumtur sepse këtu ndihen si Papa kur shkon në Argjentinë. Mbase të tjerëve iu duket sikur vijnë në mes të Europës. Kanë ardhur austriakët, italianët, komunistët, pastaj liri-demokratikasit dhe pastaj në fund fare erdhi dhe lali Eri. Në të gjithë këtë rrugëtim Tirana u ndërtua si një qytet etektik. Imagjinoni pak çfarë do të ndodhë pas 100 vjetësh këtu…është një pyetje e vështirë për t’i dhënë përgjigje por unë mendoj se asgjë nuk e pengon Tiranën të jetë befasuese.

Tirana është një vend ku të të gjithë përpiqen të vënë rregull, por që sërish do dalë dikush që do të prishë rregullin. Tani do flas për një VIP ndërkombëtar nga një vend shumë serioz. Kishte ardhur me policë dhe nuk dilte nga salla VIP në Rinas. Donte automatik dhe makinë të blinduar. Kishte idenë se kishte ardhur në një vend ku rrrugës mund ta vrisnin apo ta martonin me zor. Pas shumë negociatash, u detyruam, sepse erdhi deri tek unë fjala. I thashë të kthehej sepse ne nuk ofrojmë shërbime me kallashnikovë. Ai u bind dhe erdhi në Tiranë e më kërkoi ndjesë. Më kërkoi falje dhe më tha se ndihej në siklet, sepse kishte parë shumë vende dhe ishte ndjerë budalla nga kërkesa që kishte bërë. Ky është fakt,”– tha Rama ndër të tjera.”

Shpërndaje
Share.

Komento