Kishte dy javë me dhimbje dhëmbi, shqiptari ndërron jetë në burgun grek

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 37-vjeçar nga Vlora me iniciale S.Z., ka humbur jetën në burgun e Malandriut në Greqi.

Lajmin e ka dhënë gazetari shqiptar Shpëtim Zinxhiria, i cili ka sqaruar se i riu prej një jave kishte pasur dhimbje dhëmbi.

Zinxhiria shprehet, se gardianët i kanë dhënë vetëm depon dhe asnjëherë nuk bëri kontroll te mjeku.

Shokët e burgut kërkojnë ndihmën e shtetit shqiptar, pasi nuk kanë para për ta sjellë trupin e 37-vjeçarit në Shqipëri.

Burgu i Malandrinos ndërkohë ka kontaktuar familjen dhe i ka njoftuar se duhet të marrin trupin.

Shqiptari i dënuar për vjedhje la pas gruan dhe 5 fëmijë të mitur, të moshave nga 2-15 vjeç.

Zinxhiria bën me dije se ky është rasti i dytë që një i dënuar humb jetën nga dhimbja e dhëmbit, pasi në shkurt të 2018-ës ndërroi jetë 26-vjeçari, Maltezo Sozo.

Shpërndaje
Share.

Komento