Kishte 4 muaj në vendin tonë, ja si hyri në territorin shqiptar terroristi rus

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi 34-vjeçarit rus, i cili fshihej në Shqipëri. 34-vjeçari Rasul Mislaev, ka hyrë në Shqipëri 4 muaj më parë nga pika kufitare e Kakavijës.

Mësohet se ai ka qëndruar gjatë gjithë kësaj kohe në qendrën e azilit në Karrec, në qytetin e Korçës. Arrestimi i tij është bërë një natë më parë, pasi Interpol Rusia dërgoi të dhënat e sakta.

Mislaev ka hyrë në Shqipëri bashkë me disa emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme. Ai nuk kishte me vete asnjë mjet identifikimi dhe kjo gjë ka bërë që të bjerë në syrin e autoriteteve shqiptare se personi mund të ishte terrorist.

Në qershor të vitit 2013 Rasul Mislaev, është larguar nga Rusia për në Siri. Ai i ishte bashkuar një grupimi ilegal të armatosur të ISIS, ku ka qenë pjesë edhe në luftime kundër forcave qeveritare në Siri.

Rasul Mislaev ka ardhur si emigrant i paligjshëm në Shqipëri dhe ishte shpallur në kërkim nga Interpol Moska, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor në Nadterechni, republika Çeçene / Rusi, me vendim penal të datës 08.04.2015, ka lëshuar urdhërarrestin për këtë shtetas, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal rus.

Shpërndaje
Share.

Komento