Skip to content
Aktualitet

Kishin shkuar për të notuar, mbytet në liqen 22-vjeçari shqiptar

· 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Messenia të Greqisë. Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht. Ai kishte shkuar me shokun e tij për të notuar në liqen, e për fat të keq ai u mbyt. Identiteti i të riut shqiptar ende nuk është bërë me dije.

Ka qenë shoku i tij ai që kishte kërkuar ndihmë, pasi shoku i tij disa sekonda pasi ishte futur në liqen nuk u duk më.

Ai njoftoi policinë, të cilët shkuan në vendngjarje. Për të gjetur 22-vjeçarin shqiptar, një ekip zhytësish u futën në liqen.

Fatkeqësisht, shqiptari u gjet i pajetë. Dyshohet se ka humbur jetën nga mbytja, megjithatë do të kryhet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e sakta.