Skip to content
Aktualitet

Kishin përdorur lëndë djegëse/ Lazaratasit i djegin automjetin, dyshimet e para

· 1 min lexim

Një mjet është djegur në fshatin Lazarat në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Burime bëjnë me dije se, automjeti është në pronësi të shtetasit me iniciale I.B, i cili është banues në fshatin e Lazaratit.

Zjarrfikësja nga Gjirokastra mësohet se ka shkuar në vendngjarje dhe bëri të mundur shuarjen e flakëve.

Ndërkohë që burime bëjnë me dije se, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi pranë mjetit është konstatuar lëndë ndezëse.

/GazetaReforma.com/