Një mjet është djegur në fshatin Lazarat në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Burime bëjnë me dije se, automjeti është në pronësi të shtetasit me iniciale I.B, i cili është banues në fshatin e Lazaratit.
Zjarrfikësja nga Gjirokastra mësohet se ka shkuar në vendngjarje dhe bëri të mundur shuarjen e flakëve.
Ndërkohë që burime bëjnë me dije se, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, pasi pranë mjetit është konstatuar lëndë ndezëse.
/GazetaReforma.com/