Kishin kërkuar azil në vendet e BE-së, riatdhesohen 25 shqiptarë në Rinas

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia ka njoftuar ditën e sotme se 25 shtetas janë riatdhesuar pasi kishin kërkuar azil apo shkelur rregullat e qëndrimit në vendet e BE-së.

Në njoftim thuhet se operacioni është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.

Më tej njoftohet se operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe përgjatë muajve shtator, tetor e nëntor.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Njoftimi i policisë 
Rinas – Riatdhesohen 25 shtetas që kishin kërkuar azil në vendet e BE-së

Sot u riatdhesuan në Rinas, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil apo kishin shkelur rregullat e qëndrimit në hapësirën Schengen.

Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.

Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe përgjatë muajve shtator, tetor e nëntor.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen, si dhe mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Policia Kufitare do të vijojë kontrollet rigoroze në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe do të forcojë kontrollet në kufirin e gjelbër duke shtuar patrullimet.

Shpërndaje
Share.

Komento