Skip to content
Të Gjitha

Kishin bërë kërdinë në bizneset e Tiranës, kapen dy hajdutët palestinezë

· 1 min lexim

Dy shtetas të lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë, janë vënë në prangat e policisë për vjedhje.

Gjithashtu në kërkim është edhe një 18-vjeçar i lindur në Palestinë dhe banues në Tiranë.

Të arrestuarit janë Yassine Lwali, 26 vjeç dhe Osmane Ellabasi., 24 vjeç, ndërsa në kërkim është Ahmed Basri., 18 vjeç

Arrestimi i palestinezëve është bërë pas denoncimit të pronares së një prej dyqaneve në rrugën e Durrësit.

Pas mbledhjes së provave materiale, policia doli në konkluzionin se palestinezët janë autorë të disa vjedhjeve në Tiranë, gjatë ditëve të para të 2020-ës.

Më konkretisht, ata janë autor të këtyre vjedhjeve:

– Më datë 02.01.2020, në një bar kafe, në rrugën “Zenel Baboci” kanë vjedhur një sasi lekësh dhe pije alkoolike.

– Më 06.01.2020, në një dyqan, në Rrugën e Durrësit, kanë vjedhur rroba të ndryshme.

– Më 06.01.2020, në një farmaci, në Rrugën e Kavajës kanë vjedhur telefon.

– Më datë 06.01.2020, në ambientin e një pastiçerie, në rrugën “Ibrahim Rrugova” kanë vjedhur aparat celular dhe një portofol.

Aktualisht po vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera, të kryera nga këto tre shtetas.