Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet papritur nga jeta aktori i mirënjohur i dhjetëra roleve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Xhevdet Ferri është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare.

Pas një beteje me një sëmundje të pashërueshme, Ferri ka mbyllur sytë ditën e sotme.

Xhevdet Ferri lindi në Durrës, më 26 nëntor 1960.

Filmi i tij i parë ka qenë kur ai ishte akoma një student, ndërsa i fundit ka ishte filmi “Delegacioni”.

Roli më i njohur për publikun është ai i trimit në filmin “Përrallë nga e kaluara” krah të madhit, Robert Ndrenika.

Ferri ka interpretuar në rreth 30 role në kinematografi e teatër.

Me një jetë artistike tepër të pasur, kontributi i Xhevdet Ferrit në kinematografinë shqiptare do mbetet i paharruar.

Shpërndaje
Share.

Komento