“Këtu edhe votat online vidhen”! Si u manipulua nga ministrat sondazhi i Blendi Fevziut

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në emisionin “Opinion” mbrëmjen e sotme u diskutua rreth ministrave të qeverisë “Rama” dhe njohjes së tyre nga qytetarët.

Nga “Vox-pop”-et e realizuara nga emisioni në kryeqytet rezulton se 83% e të pyeturve nuk kanë njohuri rreth kabinetit qeveritar.

Qytetarët janë përgjigjur me: “Ai i Kosovës” dhe “Ajo e Kosovës” për të identifikuar ministrin e Jashtëm Gent Cakaj dhe minisitren e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve Besa Shahini; kjo pasi zgjedhja e ministrave në fjalë ka shkaktuar debate të shumta publike.

Po ashtu, në faqen online të emisionit ishte shfaqur edhe një sondazh lidhur me ministrat që njiheshin më shumë, por ka ndodhur një incident.

Siç tregoi Blendi Fevziu, sondazhi fillimisht po shkonte normalisht, por pasi ai e bëri publik votat filluan të manipulohen.

Sipas serverit të faqes që ndodhet në SHBA, në sondazh u ndërhy me vota “fallco”, ku nga 348 mijë vota: 40 mijë vota ishin reale dhe 307.864 mijë vota ishin të vjedhura.

Votat jo të vlefshme janë:
-Anila Denaj: 89.290
-Bledi Çuçi: 82.120
-Olta Xhaçka: 69.300
-Elva Margariti: 42.140
-Genc Cakaj: 8.245
-Elisa Spiropali: 1.470
-Blendi Klosi:1.246

Si mund të manipulohen votat në një sistem online?

Eksperti i IT, Gentjan Progni, u shpreh për emisionin:  “Çdo kompjuter ka një IP, ka një numër identifikimi i cili është si shasia e një makine. Votat reale janë IP të regjistruara në një kompjuter real. Votat e manipuluara janë IP që nuk janë reale. Ato quhen “Proxy” janë numra të cilat mund ti marrësh dhe mund ti identifikosh në një kompjuter. Mund të marrësh 100 mijë IP identifikuese vetëm në një kompjuter të cilat blihen në sisteme në palë të treta. Sa më i zoti të jetë manipuluesi aq më i shtrenjtë është Proxy. Një ip Proxy mund të jetë një kompjuter në SHBA, ishujt Fuji, Hawai etj”.

Në studio u diskutuan dy pista rreth këtij fenomeni: njëra pistë është se vjedhja është porositur nga vetë ministrat për t’i bërë vetes një lloj reklame dhe pista tjetër është se kjo ndërhyrje mund të jetë bërë nga kundërshtarët për të shkaktuar një reklamë të keqe.

Ndërkohë, Fevziu tha se e njëjta gjë kishte ndodhur edhe në një sondazh të njëjtë të realizuar për kabinetin qeveritar të 2014.

 

Shpërndaje
Share.

Komento