Skip to content
Të Gjitha

Këto 6 sende të domosdoshme ju mbrojnë nga COVID-19. Ja çfarë thotë Ministria e Shëndetësisë…

· 2 min lexim

Janë disa mjete fare të thjeshta ato që të shpëtojnë jetën dhe të mbrojnë nga koronavirusit, por që shumë individë i neglizhojnë dhe i harrojnë duke rrezikuar seriozisht jetën e tyre.

Ministria e Shëndetësisë ka treguar edhe një herë 6 sendet e domosdoshme për të parandaluar COVID-19 dhe përhapjen e tij në masë.

Mes tyre janë: maska, dezinfektanti, larësi i duarve, shishja personale, kartëpecetat (e lagura ose të thata) dhe vitamina C.

Por një pjesë e qytetarëve disa prej këtyre sendeve ose ndonjëherë edhe të gjitha thuajse nuk i përdorin, ose i neglizhojnë, duke u ekspozuar pa dashur ndaj virusit.

Po ashtu Ministria e Shëndetësisë, kujton të gjithë se dhe distancimi social apo larja e duarve, janë rregulla të rëndësishme që në këto momente duhet të zbatohen me përpikmëri.

Statusi i plotë zyrtar i MSH:

“Të parandalojmë përhapjen e COVID-19

Duhet të shmangim grumbullimet, të ruajmë distancimin fizik për të parandaluar përhapje e COVID-19.

Maska mbrojtëse tashmë është një mjet i gjithëpranuar për dobinë e saj.

Larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi tyre ndalojnë infektimin nga SARS-COV2.

Është koha të zbatojmë me përpikmëri këto rregulla, për mbrojtjen e shëndetit.

#MSHMS

#RespektoniRregullat”

/Burimi: Iconstyle.al/GazetaReforma.com/