Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i dërgon letër Donald Trumpit, ja kërkesa e veçantë që ka ndaj tij

16:59 06/03/2020
Reading Time: 5 min lexim

Kosova aktualisht ndodhet në një gjendje të vështirë politike, sidomos sa i takon politikës së jashtme.

Sikur mos të mjaftonte periudha e gjatë deri në vendosjen e koalicionit qeverisës, SHBA ka rritur presionin dhe ka kërkuar heqje 100% të taksës ndaj Serbisë, edhe pse kjo e fundit nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës.

Heqja e taksës për Serbinë. Presioni i SHBA ndaj Kosovës arrin kulmin, ja me çfarë e ‘kërcënon’

Politikanët dhe qytetarët janë ndarë në dy pole: ata që duan të dëgjojnë SHBA, përfshirë këtu presidentin Thaçi dhe Lëvizjen Demokratike të Kosovës, dhe në polin tjetër është pala kundërshtuese, e cila nuk do që të hiqet taksa pa kusht, këtu përmendin ish-kryeministrin Ramush Haradinaj.

Heqja e taksës ndaj Serbisë me kusht, përplasje në Kosovë. LDK sulmon Kurtin dhe i del në krah Grenell-it

Miratoi taksën ndaj Serbisë në 2018, por Kurti e hoqi sot. Reagon ashpër Haradinaj: “Mashtrues, u dorëzove para Serbisë”

Sa i përket kryeministrit aktual Albin Kurti, mund të themi se ndodhet në një pozitë të vështirë, pasi posti i tij dhe kërcënimet nga SHBA ia vështirësojnë vendimin për mbajtjen e taksës 100% ndaj produkteve serbe, gjë të cilën ai e ka mbështetur prej vitesh.

Nisur nga kjo situatë, bëhet me dije se së fundmi Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i ka dërguar një letër publike presidentit të SHBA, Donald Trump, ku i ka kërkuar zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë.

Në letrën në fjalë, ambasadorët shkruajnë se mbështesin procesin e dialogut mes Kosovës e Serbisë dhe shpresojnë që të kthehet paqja duke vendosur një marrëveshje përfundimtare me njohjen të dy vendeve.

Ndër të tjera ata i rikujtojnë Trump se Kosova e shpalli Pavarësinë pas një procesi të gjatë dhe gjithëpërfshirës me negociata të kryesuara nga OKB, të bashkërenduara ngushtë me komunitetin ndërkombëtar me në krye SHBA-të, duke e falendruar për kontributin.

LETRA E PLOTË
I nderuar, Zoti Donald J. Trump; President i Shteteve të Bashkuara, Shtëpia e Bardhë, 1600 Pennsylvania Avenue NË, Ëashington, DC 20500
Në vëmendje të: Sekretarit të Shtetit Michael R. Pompeo, Departamenti Amerikan i Shtetit. Senatorit James Risch, Kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë. Senatorit Robert Menendez, Antar i Lartë i Komitetit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë. Senatorit Ron Johnson, Kryetar i Komitetit të Senatit mbi Sigurinë e Brendshme dhe Çështjet Qeveritare dhe Kryetar i Nënkomitetit për Europën dhe Sigurinë Rajonale, Kongresmenit Eliot Engel, Kryetar i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve për Çështjet e Jashtme. Kongresmenit Michael Mçaul, Antar i Lartë i Komitetit të Dhomës së Përfaqësuesve mbi Çështjet e Jashtme. Ambassadorit Richard A. Grenell, I Dërguar Special i Presidentit për Negociatat e Paqes midis Serbisë dhe Kosovës. I nderuar Zoti President, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë dëshiron ta shfrytëzojë këtë mundësi për t’ju falenderuar përzemërsisht, Juve dhe SHBA-ve, për mbështetjen e vazhdueshme që u keni dhënë Shqiptarëve në Ballkan. Pak javë më parë, më 17 Shkurt, Kosova festoi 12 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Ashtu siç jeni shprehur dhe në Letrën Tuaj të urimit drejtuar Presidentit të Republikës së Kosovës, lidhjet e fuqishme ndërmjet SHBA-ve dhe Kosovës janë farkëtuar përmes një angazhimi të përbashkët për zhvillimin e Kosovës, si shtet sovran, i pavarur, multi-etnik dhe demokratik. Populli i Kosovës luftoi pothuajse një shekull për liri dhe pavarësi. Më në fund, këto objektiva u realizuan me vendosmëri dhe me mbështetjen e domosdoshme të miqve dhe aleatëve tanë perendimorë, dhe, në radhë të pare, të SHBA-ve.
Mbështetja vazhdueshme e SHBA-ve ndaj aspiratave legjitime të popullit të Kosovës ka qenë vërtetë thelbësore. Ajo çimentoi më tej miqësinë ndërmjet Amerikanëve dhe Shqiptarëve, e cila ka ekzistuar qysh nga fundi i Luftës së I Botërore. Administrata e Presidentit Ëilson mbrojti të drejtën e Shqipërisë për të qenë shtet i pavarur. Populli shqiptar do të mbetet përjetë mirënjohës dhe është krenar që është kombi më pro-amerikan në Evropën Juglindore. Si shteti i pavarur, Republika e Kosovës ka bërë përparime të mëdha në rrugën e saj për ndërtimin e institucioneve demokratike funksionale dhe për një demokraci dinamike, ku të sundojnë liritë njerëzore dhe shteti i të drejtës. Sot, pakicat etnike në Kosovë gëzojnë të drejta individuale dhe kolektive të pakrahasueshme, në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare. Në një rajon me probleme akute mbi – dhe ndërshtetërore, gjendja në Kosovë është e qëndrueshme dhe nuk përbën kurrfarë kërcënimi për paqen dhe sigurinë rajonale. Republika e Kosovës është gur themeli për stabilitetin dhe sigurinë në këtë pjesë të Evropës.
I nderuar Zoti President, Na lejoni të përfitojmë nga ky rast për të rikujtuar se Kosova e shpalli pavarësinë pas një procesi të gjatë dhe gjithëpërfshirës me negociata të kryesuara nga OKB, të bashkërenduara ngushtë me komunitetin ndërkombëtar me në krye SHBA-të. Në Opinionin e tij Këshillimor më 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë pohoi se shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje të plotë me të drejtën ndërkombëtare. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i lehtësuar nga BE-ja ofron një dritare mundësie për të dy vendet, që më në fund të kthejnë një faqe të re. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë e mbështet këtë proces, duke shpresuar se ai do të përfundojë me njohjen e ndërsjelltë diplomatike, si dy shtete fqinj, të pavarur dhe sovrane. Gjithashtu, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mirëpret përkushtimin e Administratës Tuaj për përparim në këtë dialog të lehtësuar nga BE-ja. Tanimë kemi dhe disa rezultate premtuese falë marrëveshjeve të kohëve të fundit mbi transportin ajror dhe hekurudhor, falë ndërmjetësimit të të Dërguarit Tuaj Special, Ambasadorit Richard Grenell. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë beson fuqimisht se rezultati i dialogut të lehtësuar nga BE-ja do të jetë në përputhje me parimet e miratuara për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, të mishëruar dhe në Dokumentat e Grupit të Kontaktit, i cili ka monitoruar dhe mbikqyrur politikën ndërkombëtare në Kosovë, si dhe me Propozimin Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, ose siç njihet ndryshe “Plani Ahtisaari”
Këto parime udhërrëfyese sigurojnë integritetin territorial të Republikës së Kosovës, brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht dhe mbrojtjen e karakterit të saj multi-etnik. Përqasjet alternative mbi bazën e nocionit të ri-përcaktimit ose ndryshimit të vijave kufitare sipas parimeve etnike mund të minojnë stabilitetin e Kosovës dhe vendeve të tjera multi-etnike në Evropën Juglindore. Është përgjegjësia e të gjithë aktorëve të përfshirë që të garantojnë respektimin e këtyre parimeve gjatë gjithë këtij procesi. Ato janë me rëndësi kritike për paqen, stabilitetin dhe perspektivën afat-gjatë europiane të Rajonit tonë.
I dashur Zoti President, Me rastin e urimeve për Kosovën, për ditën e saj të pavarsisë, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh mirënjohjen e tij më të thellë të gjithë atyre që me sakrifica të panumurta e kthyen në një realitet të bukur ëndrën për një Kosovë të lirë e të pavarur. Kjo mirënjohje është gjithashtu dhe për të gjithë miqtë ndërkombëtarë të Kosovës, në veçanti, SHBA-ve dhe lidershipin Tuaj, që keni mbështetur dhe vazhdoni të mbështetni forcimin e pandërprerë të shtetit më të ri në Europë. Së fundi, Ju lutemi, Zoti President, pranoni sigurimet e konsideratës tonë më të lartë! Me respekt, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë.

Etiketa: Donald TrumpKëshilli i Ambasadorëve Shqiptarëkosove-serbi

Të lidhura

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare
Aktualitet

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Kombëtares shqiptare, jo vetëm që tifozët e saj më besnikë janë përjashtuar...

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj
Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja të infektimit me...

17:03 07/06/2025
Para

Integrimi i Shqipërisë në BE: Holanda nuk bindet, shton kushtet ndaj vendit tonë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

19:40 07/06/2025
Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.