Këshilli i Ambasadorëve deklaratë të fortë: Vendosja e vizave, alarm për strukturat qeveritare, duhet të veprojnë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vendimi i parlamentit holandez për rikthimin e vizave për shqiptarët ka ngjallur reagime të shumta jo vetëm nga përfaqësuesit e huaj por edhe nga instancat kryesore të vendit.

Këtë herë Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka pasur një reagim të fortë publike, ku ndër të tjera theksohet edhe fakti i dëmtimit të imazhit dhe intersave të shqiptarëve jo vetëm në Union, por edhe në botë.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bashkohet shqetësimit të shprehur nga i gjithë opinioni publik për këtë zhvillim negativ – një kthim prapa për një nga arritjet më madhore të shqiptarëve që pas rënies së diktaturës komuniste, atë të lëvizjes së lirë e pa viza në hapësirën Schengen. Ky vendim dëmton rëndë interesat e shtetasve shqiptarë dhe imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve në Europë dhe në botë. Ai mund të shërbejë si një argument shtesë për të gjitha ato forca politike evropiane që, për arsye e motive të ndryshme, kundërshtojnë çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian”, thuhet bënë deklaratën e bërë publike.

Gjithashtu Këshilli nuk është kursyer edhe për institucionet shqiptare, për të cila thotë se ky fakt duhet t’i alarmojë strukturat zyrtare dhe duhet të marrë masa të menjëhershme oër të parandaluar dëme më të mëdha.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vëren me shqetësim të madh mungesën e një analize të thelluar të këtij vendimi të Parlamentit holandez nga strukturat përgjegjëse shqiptare. Interpretimi i këtij vendimi si një çështje hipotetike dhe që nuk do të ndodhë, është sa sipërfaqësor aq edhe jo profesional. Një vendim i tillë, me pasoja të rënda për imazhin dhe lëvizjen e lirë të shqiptarëve, duhet shoqëruar me një analizë serioze dhe me përgjegjësi të lartë institucionale, duke përcaktuar dhe masat konkrete për adresimin, frenimin dhe minimizimin e të gjithë problematikave që kanë ndikuar në marrjen e këtij vendimi.  

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bën thirrje Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme që, në funksion të prioriteteve politikës së jashtme dhe mbrojtjes së interesave të shqiptarëve kudo që ndodhen, të ndërmarrë menjëherë demarshet e nevojshme me Holandën dhe agjencitë e saj ligjzbatuese, si dhe me vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian, në mënyrë që ky vendim të mos ketë efekt të mëtejshëm dhe të mos shoqërohet me vendime të tjera të ngjashme”, deklaron Këshilli.

CAA shpreh gjithashtu besimin se Komisioni Evropian, si instanca përfundimtare vendimarrëse do të refuzojë këtë propozim dhe do t’i përmbahet konkluzioneve të Raportit të tij të muajit dhjetor 2018, ku pohon se Shqipëria i përmbush kriteret për vazhdimin e rregjimit pa viza për qytetarët shqiptarë në Hapësirën Schengen.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë nënvizon se marrja e sinjalit pozitiv në muajin qershor për çeljen e negociatave të antarësimit në BE është dhe mbetet përparësia madhore, në interes të vendit dhe të vetë BE-së”, thuhet në deklaratë.

Shpërndaje
Share.

Komento