Skip to content
Kryesore

Kërkojnë largimin e drejtorit dhe kushte në punë/ Metalurgët protestojnë në Burrel

· 1 min lexim

Ditën e sotme një grup metalurgësh në Mat kanë protestuar kundër kompanisë turke që administron uzinën e Ferrokromit atje. Ata kanë kërkuar largimin e drejtorit të Unizës së Ferrokromit dhe kanë listuar kërkesat e tyre për përmirësimin e kushteve të punës, gjithashtu edhe rritjen e pagave.

Në protestë kanë marrë pjesë 80 metalurg që aktualisht punojnë brenda në uzinë.

Mësohet se kërkesa për largimin e drejtorit lidhet me një incident të dy viteve më parë, ku sipas metalurgëve drejtori ka dhunuar kolegun e tyre, Hamit Metra, ngjarje për të cilën gjykata e shkallës së parë Mat e ka shpallur fajtor.

Nga ana tjetër, kolegët e Metrës të cilët kanë qenë në vendin e ngjarjes kur ka ndodhur incidenti dhe kanë dalë dëshmitar të tij në gjykatë, deklarojnë se diskriminohen nga drejtori.

Për gazetarët, metalurgët thonë se protestën do ta vazhdojnë deri sa kërkesat e tyre të merren parasysh, në të kundërt do të përshkallëzojnë protestën.