Kërkoi të merrej mendimi i Komisionit të Venecias, Presidenca i përgjigjet Ambasadës së SHBA: Mjaft më

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasada Amerikane i është shtuar zërave që kanë reaguar për ngërçin me plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.

Ambasada ka këshilluar, që të merret parasysh mendimi i Komisionit të Venecias, duke qenë se nuk ka një institucion të përshtatshëm ligjor që mund të vendosë.

SHBA ka nxitur palët, që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias.

Sipas SHBA, ecja në këtë drejtim, do të ishte tërësisht në përputhje me aspiratat evropiane të vendit.

Reagimi i SHBA

“Reforma në drejtësi është një nga prioritetet më të larta të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Përparimi i vazhdueshëm i reformave është thelbësor për çuarjen përpara të qëllimit tonë të përbashkët të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Tashmë Shqipëria ndodhet në prag të ringritjes së Gjykatës së saj Kushtetuese, një hap madhor në procesin e reformës në drejtësi. Megjithatë ky përparim i nevojshëm ka ngecur për shkak të interpretimeve të ndryshme ligjore të procesit të emërimit, parashikuar nga kushtetuta shqiptare dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi. Institucionet gjyqësore shqiptare, kushtetuta dhe ligjet për zbatimin e reformës në drejtësi, duhet të udhëheqin procesin e zgjidhjes së këtyre intepretimeve të debatuara. Në mungesë të një institucioni të përshtatshëm ligjor, i cili mund të vendoste mbi intepretimet e kundërta, Shtetet e Bashkuara mbështesin çuarjen e çështjes në Komisionin e Venecias, si një palë e tretë kompetente dhe e paanshme, për opinionin e tij ligjor. Gjithashtu, nxisim palët kundërshtuese që të respektojnë opinionin ligjor të Komisionit të Venecias. Ecja në këtë drejtim do të ishte tërësisht në përputhje me aspiratat europiane të vendit. Teksa Shqipëria ndërmerr këto reforma thelbësore, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të qëndrojnë në krah të saj si një vend mik, partner dhe aleat.”

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur përgjigja e Presidencës, nëpërmjet zëdhënësit të Ilir Metës, Tedi Blushit.

Ky i fundit në një reagim në rrjetet sociale është shprehur se garantët e veprimeve të paligjshme të kreu të KED, Ardian Dvoranit, e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare.

Sipas Blushit, Komisioni i Venecias është porosi e kryeministrit Edi Rama për ambasadat.

REAGIMI I PLOTË

“Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.
Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës, Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.

Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik.
Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë!
Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!”

Deri më tani dy ambasadat që kanë kërkuar që të ndiqet opinioni i Komisionit të Venecias, janë ajo italiane dhe e SHBA-së.

Shpërndaje
Share.

Komento