“E prita dhe përcolla mikun sipas traditës së malësorëve”/ Gazetari publikon videon, si e pritën tropojanët Metën në 2001

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e djeshme, presidenti Ilir Meta priti në Presidencë ish-kryeministrin Sali Berisha.

Qëllimi i takimit ishte ngërçi në Gjykatën Kushtetuese, ku Meta prej ditësh është konsultuar me faktorë të ndryshëm politikë.

Pas takimit Meta e përcolli Berishën deri tek dera, ndërsa lëshoi edhe një batutë.

“Sipas traditës së malësorëve, e prita vetë mikun dhe e përcolla deri tek dera. Tani është i juaji doktori” u tha Meta gazetarëve, që qëndronin jashtë presidencës.

Në lidhje me takimin ka reaguar gazetari investigativ Artan Hoxha.

Ky i fundit ka publikuar një video të transmetuar në emisionin  “Xhungël”, ku tropojanët presin me protesta Metën në vitin 2001, kur ky i fundit ishte kryeministër.

Sipas Hoxhës, malësorët e Tropojës i rezervuan këtë pritje Metës, me porosi të Sali Berishës.

Gjatë videos dëgjohen akuzat dhe sharjet e protestuesve në drejtim të Metës.

“Asgje nuk harrohet…. Presidenti ne detyre Meta, ndersa percillte nga nje takim shume i perzemert ish-presidentin Berisha na kujtoi se si mirepritet malesori…
Ne rregull deri ketu, pa a ju kujtohet se si e keni mirepritur njeri-tjetrin para ca vitesh, apo ne ate kohe nuk e kishit mesuar mikpritjen malesore… Ja si mikepritej ish-kryeministri Ilir Meta ne janar te vitit 2001 me porosi te Sali Berishes nga malesoret ne Tropoje…”,shprehet Artan Hoxha.

Shpërndaje
Share.

Komento