Kërkoi ndryshimin e trupës gjykuese, KPK rrëzon kërkesën e kandidatit Mustafaj

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Njëri nga kandidatët për Gjykatën Kushtetuese, Ilir Mustafaj do dalë sot për herë të parë para trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës Ilir Mustafaj, në seancën e zhvilluar në 14 qershor, kërkoi ndryshimin e trupës gjykuese, më saktë të gjyqtares Xhensila Pine.

Në këtë seancë ai shfaqi pakënaqësitë e tij në punën e KPK. Mustafaj e ka cilësuar punën mjaft të shpejtë, duke u shprehur se duhet më shumë kohë.

KPK ka rrëzuar kërkesën e subjektit Ilir Mustafaj për zëvendësimin e trupës, ndërsa do të vijojë puna me të njëjtën trupë.

Kujtojmë këtu se Ilir Mustafaj ende nuk e ka kaluar vetingun dhe Anila Kristani, për të cilën KPK ende nuk ka një datë për seancë dëgjimore.

Në këtë mënyrë është bllokuar edhe procesi për vijimësinë e ngritjes së Gjykatës Kushtetuese. KED është organi përgjegjës për vijimësinë e hapave, por Gjykata Kushtetuese nuk mund të nisë nga puna pa mbaruar vetingu për Mustafajn dhe Anila Kristanin.

Shpërndaje
Share.

Komento