Prokuroria e Tiranës ka marrë në hetim gjyqtaren Arnisa Këlliçi për dy vepra penale: kallëzim të rremë dhe falsifikim të dokumenteve. Gjyqtarja Këlliçi kishte kërkuar mbrojtje nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, duke pretenduar se ishte kërcënuar me jetë. Megjithatë, pas hetimeve, prokuroria ka zbuluar se letra kërcënuese është shkruar nga vetë gjyqtarja. Letra e cituar kishte përdorur emrat e fëmijëve të saj, duke e bërë situatën më të rëndë. Ndërsa arsyet që kanë shtyrë gjyqtaren të ndërmarrë këtë veprim ende nuk janë të njohura.
Bie sërish sistemi shtetëror online/ Shumë faqe jashtë funksionit, bllokohen doganat e fiskalizimi
Një tjetër problem teknik ka prekur sistemet online të institucioneve shtetërore, ndërsa një pjesë e konsiderueshme e faqeve me domain...








