Kërkoi lirimin nga qelia, Apeli zbardh vendimin për Redjan Rrajën

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë kërkesën e Redjan Rrajës për lirimin nga qelia.

Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg 34-vjeçarin, por Rraja apeloi vendimin nëpërmjet avokatit të tij.

Redjan Rraja është i arrestuari i vetëm për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Landi Muharremit dhe Andi Malokut.

Si pasojë e breshërisë së kallashnikovit, Andi Maloku ndërroi jetë në spital disa ditë pas atentatit, ndërsa Muharremi me Ndojën janë jashtë rrezikut për jetën.

Trupa gjykuese e Apelit, që shqyrtoi kërkesën e Rrajës, përbëhej nga Saida Dollani, Nure Dreni dhe Albana Boksi.

Avokati i të pandehurit, Besnik Çerekja, pretendon se syzet e gjetura në makinën e atentatit, të cilat kishin shenjat e gishtërinjve të 34-vjeçarit, janë vendosur aty nga dikush tjetër.

Shpërndaje
Share.

Komento