Kërkoi informacion për ngjarjen e Kavajës, zbulohet identiteti i burrit të Marsidës që ndodhet në burg

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një përleshje me armë zjarri në banesën e Marsida Qatjas, përfundoi me 1 të vrarë dhe një të plagosur.

Ngjarja u regjistrua në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Kavajë.

“Molla e sherrit”, Marsida Qatja ishte e martuar dy herë, ndërsa kishte edhe 3 fëmijë.

Burri aktual i saj ndodhet në burg në Gjermani dhe mësohet se ka kërkuar informacione në lidhje me atë që ka ndodhur. “

“Balkanweb” ka mësuar se ai quhet Indrit Hyseni dhe është i dënuar për trafik lëndësh narkotike.

Hyseni është denoncuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha 4 vjet më parë, si pjesë e bandës së ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshit.

“A e dini se ne Kavaje policia eshte e tulatur dhe inegzistente pasi shefi komisariatit qendron cdo dite me banden e Elvis Rroshit, Indrit Hyseni i sapo dale nga burgu i denuar per vrasje 16 vet, Artan Muça i denuar 18 vjet per vrasje ne iTali, Emiljano Leka i denuar per Vrasje si edhe Roland Xhihani i arrestuar dje per perdhunim te nje vajze nen kercenimin e ames te cilet levizim me makinat e marr me qera nga Elvis Rroshi e banda e tij me logon e ps, keta jane persona qe qellojne me arme ne qytet e ne rrethina shkojn ee i bejne prsion simpatizanteve te pd se di ti vrasin, a e dini qe policia nuk i kontrollon asnjeher mjetet e tyre pasi jane nen urdherat e Elvis Rroshit dhe Arberesh Vokshit qe eshte shef komisariati hajdut e rrugaç”, shkruante Berisha më 2015-ën.

Kujtojmë këtu se Bledar Toçi ishte i dashuri i ri i Marsidës.

Ai ishte shef i sigurisë së burgjeve në Durrës dhe i është komunikuar nga Trauma masa e arrestit.

Marsida kishte kërkuar ndihmën e tij, pas përndjekjeve të vazhdueshme të Dritan Haxhollit.

Ky i fundit kishte pasur një lidhje me Marsidën, të cilën 30-vjeçarja nuk donte që ta vazhdonin më.

Pak përpara krimit, viktima dhe nëna e tre fëmijëve kishin darkuar së bashku.

Haxholli i kishte kërkuar të kryenin marrëdhënie seksuale, por Marsida e kishte refuzuar, me pretendimin se nuk e donte më.

Shpërndaje
Share.

Komento