Banderola në gjuhën greke për 1 vjetorin e Kacifas, Bashkia Dropull hap tender me paratë e shqiptarëve

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Bashkia Dropull ka hapur një tender për prodhimin e banderolave në gjuhën greke.

Sipas “Gazetës Shqip”, banderolat do të përdoren për një aktivitet të datës 28 tetor.

Kjo datë përkon me 1 vjetorin e vrasjes së Kostandinos Kacifas nga forcat RENEA.

Gjithashtu 28 tetori është festë kombëtare në Greqi dhe njihet si “Dita e JO-së”, për shkak të luftës italo-greke.

E gjitha kjo tingëllon çuditshëm, pasi me fondet e Shqipërisë, do të prodhohen banderola në gjuhën greke.

Kjo gjë është e paimagjinueshme, në krahun tjetër në Greqi.

Referuar tenderit, banderolat duhet të jenë me përmasa 6.5 metra dhe 70 cm të gjëra, të gjitha në gjuhën greke.

Materiali duhet të jetë plastmasi, sfondi të jetë i bardhë dhe shkronjat në mes ngjyrë blu e errët.

Kujtojmë këtu se më 28 tetor të 2018-ës, në Bularat të Gjirokastrës, Kostandinos Kacifas u vra nga forcat RENEA.

Kacifas kishte qëlluar më parë me armë në mes të turmës me njerëz, ndërsa kishte kundërshtuar edhe forcat e policisë.

Pak përpara vrasjes, ai hapi zjarr edhe ndaj forcave RENEA, të cilat u kundërpërgjigjën duke e lënë të vrarë.

Mediat greke e cilësuan vrasjen, si luftë ndaj minoritetit grek në Gjirokastër.

Gjithashtu ngjarja ftohu marrëdhëniet mes dy vendeve.

Shpërndaje
Share.

Komento