Skip to content
Politikë

Kërkoi heqjen e masës së arrestit, GJKKO shtyn seancën për Berishën, flet avokati

· 2 min lexim

Ditën e sotme pritej që të mbahej seanca në GJKKO për kërkesën e Sali Berishës për t’i ndyrshuar masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Pak minuta më parë avokatët e tij, Sokol Mëngjesi dhe Genc Gjokutaj u njoftuan se as sot nuk do mbahet kjo senacë, ndëra ata u paraqitën në ambienetet e GJKKO-së.

Gjykata konstatoi që në fletëthirrje nuk është vendosur që Berisha të përfaqësohet në mungesë nga avokatët.

Kjo nuk është herë e parë që shtyhet seanca, me prestekstin që gjyqtarja e çështjes Irena Gjoka nuk mund të jetë e pranishme.

Mirëpo, avokatët e Sali Berishës mendojnë se kjo është e gjitha një lojë.

Genc Gjokutaj u shpreh për mediat se gjyqtari i vërtetë i kësaj çështjeje është kryeministri Edi Rama dhe se Sali Berishës duan t’i djegin mandatin.

“Sot kishim seancën e shtyrë nga seanca e kaluar për revokimin e masës së sigurisë arrest shtëpie për Berishën.

Gjykata nuk e pranoi arsyetimin që ne ta përfaqësojmë në mungesë. Në qëllimin e saj që i ka vendosur vetes për të djegur mandatin e Berishës, e shtyu sërish pa asnjë shkak ligjor.

Pyesni Ramën në lidhje me këtë gjyq. Si do shkojë? Nga ai mund të merrni një përgjigje më të saktë, sepse ai është gjyqtari i vërtetë i kësaj çështjeje”, u shpreh ai.