Kërkohet shkarkimi i Xhezair Zaganjorit, nis seanca për kryetarin e Gjykatës së Lartë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ditën e sotme po mbahet seanca për kryetarin e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjorin nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Vendimi i KPK është animuar nga Komisioneri Publik, për konfirmimin në detyrë të Zaganjorit. Kjo është seanca e dytë për të, pasi KPA në seancën e parë caktoi edhe një seancë tjetër.

Kjo pasi prova të reja u paraqitën dhe për shqyrtimin e tyre nevojitej kohë. Komisioneri Publik e ankimoi vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Gjykatës Kushtetuese.

Komisineri Publik vlerësoi të gjitha provat dhe faktet e administruara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dhe dolën në rezultatin se Xhezair Zaganjori nuk arrin një nivel të besueshëm në vlerësimin e pasurisë.

Prandaj edhe nëpërmjet këtij animimi Komisioneri Publik kërkoi nga Kolegji i Posaçëm i Kulaifikimit të ndryshojë vendimin nr.46, datë 24.7.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit  të Xhezair Zaganjorit, Kryetar i Gjykatës së Lartë.

Zaganjori u konfirmua në detyrë në korrik të këtij viti. Madje vetë kryegjyqtari dhe disa sqarime në lidhje me gjetjet që Komisioni i kishte konstatuar jatë kontrollit për paurinë e tij.

Rezultoi se kishte pasaktësi si dhe kishte shmangie të detyrimeve tatimore. Gjetjet e Komisionit u kundërshtuan nga kreu i Gjykatës së Lartë.

U paraqitën prova shtesë në lidhje me të ardhurat e tij ndër vite. Këto të ardhura as nuk ishin pasqyruar në deklaratën e vetingut. Pasuria e kryetarit të Gjykatës së Lartë llogaritet rreth 1 miliard lekë.

Mendohet se Zaganjori ka në pronësi një apartament 293 metra katrorë në bashkëpronësi, me vlerë 5.8 milionë që ka si burim shitjen e një apartamenti; një dyqan me vlerë 1. 4 milionë lekë nga të ardhurat personale dhe të qirasë; zyrë me sipërfaqe 15 metra katrorë, apartament 81 metra katrorë në lagjen 13, në plazhin e Durrësit, blerë në vitin 2006 për 32 mijë dollarë.

Shpërndaje
Share.

Komento