Kërkohej për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet i riu shqiptar  në Kapshticë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në doganën e Kapshticës. Ai po tentonte të kalonte në territorin shqiptar, pasi para dy vitesh ishte akuzuar për trafik të lëndëve narkotike.

Ndaj të riut shqiptar ishte lëshuar urdhër arresti nga Prokuroria e Krimeve të Renda për trafik ndërkombëtar droge.

Në qershor të vitit 2017 ai akuzohet se është përfshirë në transportin e 700 kg marijuanë në një kamion, ku destinacioni ishte Italia.

Identiteti i 28-vjeçarit ende nuk është bërë me dije. Ai do të përballet me akuzat e ngritura e më pas pritet dënimi ndaj tij.

Shpërndaje
Share.

Komento