Kërcet grushti në AKU-në e Tiranës, drejtori kërcënon vartësen: Do të të flak si leckë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në ambientet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Tiranë, ditën e sotme janë regjistruar momente tensioni.

Sipas “Dosja.al”, drejtori Arbër Nuri, është përleshur me grushta me inspektorin e Drejtorisë së Përgjithshme, Aleksandër Danin.

Mësohet se shkak për sherrin është bërë ndarja e inspektimeve për bashkëshorten e Danit, e cila është punonjëse e AKU për Tiranën.

Mes Nurit dhe bashkëshortes së Dani është zhvilluar një konflikt verbal, i cili ka degraduar në kërcënim për heqje nga puna.

”Do të të flak si leckë jashtë dhe do të të ****”, mësohet t’i ketë thënë drejtori vartëses.

Sapo ka shkuar në institucion, Dani është konfliktuar me Nurin, ku nuk kanë munguar as grushtet.

I pyetur nga “Dosja.al”, inspektori ka mohuar lajmin, ndërsa bashkëshortja e tij është shprehur se për çdo gjë, duhet të komunikojnë me drejtorin.

Nuri nga ana tjetër, nuk ka pranuar që të hapë telefonin.

Shpërndaje
Share.

Komento