Skip to content
Kryesore

Kërcënuan me thikë dhe grabitën, arrestohet një autor, tjetri arratiset

· 1 min lexim

Një 28-vjeçar është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Shijakut për ngjarjen e ndodhur në parkingun e një lokali në fshatin Borakë, Xhafzotaj.

Ata kanë kërcënuar me thikë dy shtetas, H. K. dhe E. D., duke u marrë telefonat dhe janë larguar me një automjet tip benz.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, ka arrestuar njërin nga autorët dhe ka nisur hetimet për kapjen e të dyshuarit tjetër, i cili la makinën dhe u largua në këmbë.

Automjeti tip benz është sekuestruar si provë materiale. Materialet procedurale u kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.