Kërcënoi vëllain me kallash, pranga 32-vjeçarit në Tiranë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një 32-vjeçar u arrestua nga policia, pasi kërcënoi me armë vëllain e tij.

Ngjarja u regjistruar në zonën e Lanabregasit në Tiranë.

Policia bën me dije, se në pranga ka rënë S.L., i cili kërcënoi për vrasje 37-vjeçarin Xh.L.

Në cilësinë e provës materiale, policia sekuestroi dy kallashnikovë dhe fishekë luftarakë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.4 parandalon një ngjarje të rëndë kriminale.

Sekuestrohen dy armë zjarri.

Vihet në pranga 32 vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat“, pas njoftimit të marrë se në Lanabregas, Tiranë, një shtetas kishte kërcënuar me armë zjarri vëllanë e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë dhe falë ndërhyrjes në kohë kanë prangosur shtetasin:

-S. L., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi ky shtetas, për motive të dobëta, kërcënoi për vrasje vëllanë e tij, shtetasin XH. L., 37 vjeç.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy armë zjarri (kallashnikov e pushkë) dhe fishekë luftarak

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vjet burgim.

Shpërndaje
Share.

Komento