Skip to content
Sociale

Kërcënoi dhe mbylli llogari në Instagram për videon skandaloze të bullizimit, AMA kryqëzon “ABC News”

· 2 min lexim

Videoja e emisionit të “ABC News”, “T’ka mami yll”, bëri këto ditë xhiron e rrjetit.

Antarët e jurisë së emisionit të konkursit të kërcimit, Albi Nako, Erjona Rusi dhe Riselda Sejdia, u kthyen në kryefjalën e mediave pas bullizimit të hapur në emision me vogëlushen 8-vjeçare, Liana.

Gjatë emisionit të transmetuar në televizionin kombëtar, ata përdorën nota ironike teksa vinin në lojë faktin që vajza ishte mbipeshë. Për më tepër, ata nënvlerësuan aftësitë e saj në kërcim duke e vendosur përballë zgjedhjes: Ushqimin apo kërcimin?

Pas këtij skandali, punonjësit e “ABC News” nisën të kërcënonin këdo që kishte ripostuar këtë video që denigronte imazhin e tyre, duke u justifikuar pas faktit që ishin ‘vjedhur’ të ‘drejtat e autorit’.

Në bashkëpunim me kompaninë famëkeqe “Acromax”, ata gjithashtu bllokuan llogarinë në Instagram të medias “Iconstyle.al”.

Mirëpo, vetë Autoriteti i Mediave Audiovizive ka kryqëzuar televizionin “Abc News” pas puntatës skandaloze të emisionit “T’ka mami yll”.

AMA ka kërkuar ndërprerjen e praktikave që nuk respektojnë kërkesat morale e ligjore për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. pas mosrespektimit nga emisioni “T’ka mami yll”.

Gjithashtu, AMA ka kërkuar nga “ABC News” heqjen e menjëhershme të përmbajtjes së papërshtatshme, që u mbrojt me fanatizëm nga vetë televizioni si dhe antarët e jurisë, Albi Nako dhe Erjona Rusi.