Skip to content
Aktualitet

Kërcënohet me jetë kryetari i KQZ-së dhe familja e tij, merret në mbrojtje nga Garda

· 1 min lexim

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri dhe familja e tij janë kërcënuar me jetë. Mësohet se kjo ka ndodhur një ditë pas mbledhjes ku KQZ u përplas ashpër për hapjen e kutive të 30 qershorit.

Burime për “Panorama Online” bëjnë të ditur se “kërcënimet janë shumë serioze” dhe se Klement Zguri është marrë në mbrojtje nga një numër i lartë efektivesh të Gardës së Republikës. Ata ndodhen në zyrën e tij, por edhe në ambientet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Po ashtu mësohet se edhe familja e Klement Zgurit është marrë në mbrojtje nga forcat e rendit.

Mësohet se drejtuesit e lartë të Gardës dhe Policisë kanë shkuar sot në Institucionin Qendror të Zgjedhjeve, ku aktualisht mbahet në ruajtje kreu i KQZ-së.

Zguri ka qenë një ndër të vetmit anëtarë i cili është larguar nga mbledhja disa herë. Mbase kjo mund të jetë edhe arsyeja e kërcënimeve ndaj tij e familjes së tij.