Kërcënimet ndaj tij dhe familjes, Agron Tufa kërkon azil politik në Zvicër

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Drejtori ekzekutiv i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri, Agron Tufa, ka kërkuar azil politik në Zvicër.

Lajmi është bërë publik nga avokati i tij, Kujtim Cakrani.

Ky i fundit shkruan, se në vendin tonë krimi komunist i djeshëm është më i egër sesa kurrë.

“Kërcënimet dhe zvarritja pafund e gjyqit, mosfillimi i procesit ndaj Cajës, kërcënimet në rrugë dhe format e fshehta të shantazhit, e kanë shtyrë Drejtorin e Institutit për Studimin e Krimeve të Komunizmit Z. Agron Tufa, të kërkojë strehim politik për të mbrojtur familjen dhe jetën e tij! Në një vend ku krimi komunistë i djeshëm është më i egër se kurrë, kërkimi dhe vendosja e drejtësisë është e pamundur”, shkruan Cakrani.

Agron Tufa gjithashtu i ka paraqitur dorëheqjen kryetarit të Bordit Drejtues të ISKPK, Uran Butka.

Shkak për largimin e Tufës jashtë vendit, janë bërë kërcënimet e vazhdueshme ndaj tij dhe familjes.

Gjithashtu Tufa, është akuzuar nga deputeti socialist Spartak Braho, për “nxirje” të luftës antifashiste.

Shpërndaje
Share.

Komento