Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Kemi një muaj e gjysmë që presim”, qytetarët e Durrësit i kërkojnë llogari Ramës para Komisionerit të BE

13:02 16/01/2020
Reading Time: 2 min lexim

Komisioneri për Zgjerim i Bashkimit Europian, Oliver Varhelyi ishte vizitoi sot vendin tonë.

Së bashku me kryeministrin Rama, ambasadorin Soreca dhe ministrin Çuçi, komisioneri pa nga afër situatën në Durrës pas tërmetit.

Kryeministri i bëri me dije zyrtarit të BE, se qeveria ka në plan të ndërtojë një ose dy lagje, ku do të vendosen familjet e të prekurve.

“Po fillojmë planin për të ndërtuar në Durrës 1 ose 2 lagje. Kishte godina që i rezistuan shumë mirë tërmetit, duke marrë parasysh parametrat.”, tha Rama.

Teksa po bisedonte me Varhelyi, disa qytetarë kërkuan të flasin me kryeministrin.

Biseda me banorët
Zoti kryeministër, mund të flasim të lutem
Rama: Mirë?! ( Përshëndet banorët me dorë) Ça halli ke?
Banori: Ke një muaj e ca që ishte këtu dhe nuk e dimë se ça do bëhet. Kemi një muaj e gjysmë që presim.
Rama: Po pse ku ke parë ti që të bëhet gjithë kjo në një muaj e gjysmë?! (Tregon me shenjë nga pallatet e dëmtuara)
Banori: Po kemi parë
Rama: Po ke parë po

Ndërkohë në konferencën e mbajtur pak çaste para vizitës në Durrës, komisioneri tha se raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë është ende i vlefshëm , duke e vlerësuar vendin si të gatshëm për të hapur negociatat.

Sipas tij, në BE po punohet për të gjetur një zgjidhje me shtetet që frenuan hapjen e negociatave në tetor.

Komisioneri theksoi se është e rëndësishme që Shqipëria të vijojë me reformat e nisura.

Përsa i përket fondeve për tërmetin, Varhelyi tha se BE ka nisur zbatimin e fondit prej 16 milion eurosh, ndërsa pritet të mbidhen akoma më shumë në konferencën e donatorëve.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: durreskomisioneri per zgjerimrama

Të tjera

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit
Aktualitet

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Shqipëria rezulton vendi më i shtrenjtë në Ballkanin Perëndimor për paketën bazë të internetit celular, në raport me të ardhurat...

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!
Aktualitet

I dashur ministër “të fala topave”!

Nga Irena Beqiraj Ministri i Financave shkruan: "Shqipëria është lider në rajon për rritjen dhe qëndrueshmërinë ekonomike dhe këtë s'e...

20:28 19/06/2026
Para

Mbaroi diplomën dhe doktoraturën brenda një viti, anomalitë në shkollimin e kandidatit për Gjykatën e Lartë

Lajmet e fundit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

Internet celular më i shtrenjtë se në rajon, shqiptarët paguajnë faturën e duopolit

20:35 19/06/2026
I dashur ministër “të fala topave”!

I dashur ministër “të fala topave”!

20:28 19/06/2026
Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

Ata pak personazhe publikë që folën në fillim për protestën, pse papritur po heshtin tani?

20:04 19/06/2026
Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

Tenderat në Kolonjë dhe ARRSH, SPAK çon në gjyq kryebashkiakun Erion Isai dhe ish-zyrtarët

16:24 19/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English