Kavajë, gjendet i pajetë në makinë një shtetas 33-vjeçar

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mëngjesin e sotëm është gjetur i pa jetë në një makinë një shtetas 33-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës dhe sipas informacioneve të para nga policia lokale, “shtetasi me inicialet K.K., 33 vjeç, është gjetur pa shenje jete në mjetin e tij”.

Sipas informacioneve paraprake nga policia, dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit, dhe mendohet për një vetëvrasje.

Është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në  zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

/GazetaReforma.com/

 

Shpërndaje
Share.

Komento